Kryetarja e Komunës së Preshevës pret në takim Kryetarin e ri të OVL-së

Publikuar 1 vit më parë

Sot, Kryetarja e Komunës së Preshevës priti në takim Kryetarin e sapozgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës, z. Vllaznim Behluli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, Kryetarja e Komunës e uroi z. Behluli për marrjen e përgjegjësisë së re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e kësaj detyre të rëndësishme për komunitetin.

Bashkëbiseduan për sfidat që përballojnë ish-ushtarët e UÇPMB-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, si dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në trajtimin me dinjitet të këtyre çështjeve.

U theksua se respekti dhe përkujdesja ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë mbeten një obligim moral dhe institucional për të gjitha strukturat drejtuese.

A1 info