Kryetarja e Komunës së Preshevës merr të njëjtën përgjigje si kryetari i Bashkësisë Lokale të Miratocit për vendkalimin kufitar Miratoc–Llojan

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 4 gusht 2025 – Pas kryetarit të Bashkësisë Lokale të Miratocit, z. Sedat Ismaili, edhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, ka marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhur me kërkesën për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan me Maqedoninë e Veriut.

Kjo përgjigje, e cila mban datën 29 korrik 2025, i referohet kërkesës së dërguar më 19 maj dhe është thuajse identike me atë që i është dhënë më herët edhe përfaqësuesit të Bashkësisë Lokale.

Në përgjigje përmenden disa dokumente zyrtare dhe marrëveshje ndërqeveritare që datojnë që nga viti 2019, përfshirë:

Marrëveshjen e nënshkruar më 16 dhjetor 2019 në Shkup për themelimin e një vendkalimi të përbashkët kufitar; Protokollin për kontroll të përbashkët të nënshkruar më 22 shkurt 2023; Emërimin e përfaqësuesve të palës serbe në Komisionin për zbatimin e marrëveshjes.

Sidoqoftë, si arsye për mosfunksionalizimin e vendkalimit, Ministria ka përmendur faktin se rruga kalon përmes fshatit Miratoc dhe mungesën e kushteve infrastrukturore për kontroll kufitar – një arsyetim që kryetarja e komunës e ka quajtur të papranueshëm.

“Nuk kemi të bëjmë me një pengesë teknike, por me mungesë të vullnetit politik dhe institucional nga ana e shtetit serb,” ka shkruar znj. Sinani në profilin e saj zyrtar.

Ajo ka sjellë si shembull funksionimin e vendkalimeve të tjera kufitare në rajon që kalojnë përmes vendbanimeve, përfshirë “Dheun e Bardhë”, rruga e të cilit kalon përmes fshatrave Lluçan dhe Konçul – zona të populluara me qarkullim të përditshëm të mjeteve të rënda.

Znj. Sinani ka kritikuar gjithashtu institucionet shtetërore për mungesë koherence dhe transparence, duke vënë në pah se gjatë takimeve me përfaqësues të Trupit Koordinues dhe Ministrisë për Administratë Lokale, ishte pretenduar se vonesat vinin nga pala maqedonase – një pretendim që tani del të jetë i pavërtetë.

“Kjo nuk është thjesht një kërkesë lokale – është një e drejtë e qytetarëve tanë,” ka përfunduar ajo.

Kryetarja ka njoftuar se komuna do të vazhdojë përpjekjet për realizimin e kësaj kërkese të drejtë e të domosdoshme, duke e cilësuar hapjen e vendkalimit si thelbësore për lëvizjen e lirë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkufitar.