Kryetarja e Komunës ndjek nga afër punimet në Miratoc
PMiratoc, Preshevë – Kryetarja e Komunës së Preshevës ka ndjekur nga afër fillimin e punimeve për pastrimin e shtratit të lumit në fshatin Miratoc, një ndërhyrje e rëndësishme që synon parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e të mbjellurave dhe pronës së banorëve.
Ky aksion është ndërmarrë pas kërkesës së Bashkësisë Lokale, dhe Komuna ka reaguar me urgjencë për të adresuar shqetësimet e banorëve. Sipas Kryetares, ky intervenim nuk është vetëm një masë parandaluese, por edhe një hap konkret drejt përmirësimit të kushteve mjedisore dhe forcimit të sigurisë për komunitetin.
“Reagimi ynë i menjëhershëm është dëshmi e qartë e një qeverisjeje që dëgjon, vepron dhe i qëndron pranë qytetarëve, duke shërbyer me përkushtim, barazi dhe pa asnjë dallim,” theksoi ajo gjatë vizitës në terren.
Komuna e Preshevës vazhdon të angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e mjedisit, me qëllim që të krijojë kushte më të sigurta dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
A1 info