Kryetarja e Komunës merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike, së bashku me deputetin Shaip Kamberi
Me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar organizoi një pritje zyrtare, ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike dhe institucionale.
Ndër të pranishmit ishte edhe Kryetarja e Komunës, e cila së bashku me deputetin e Kuvendit të Serbisë, z. Shaip Kamberi, përfaqësuan me dinjitet interesat e qytetarëve shqiptarë në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në këtë pritje zyrtare, krah deputetit popullor z. Kamberi. Mirënjohje për ftesën dhe mikpritjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar,” u shpreh Kryetarja e Komunës.

Në këtë event ishin të ftuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë organizatën “Livrit” nga Presheva.
Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përkushtimin për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me partnerët ndërkombëtarë.