Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, takon ekipin e futsallit “Lindorët”: Sportistët tanë meritojnë më të mirën

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 2 korrik 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, priti dje në një takim delegacionin e ekipit të futsallit “Lindorët”, për të diskutuar mbi sfidat që përballen sportistët në komunën tonë.

Gjatë bisedës, u theksua mungesa e një Palestre të Sporteve, si një domosdoshmëri për zhvillimin e sportit në Preshevë, si dhe kushtet dhe mundësitë e kufizuara që pengojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive në nivelin e duhur.

💬 “Sporti është më shumë se lojë – është identitet, pasion dhe komunitet. Edhe pse buxheti i Komunës është i kufizuar, do të bëjmë maksimumin që të jemi pranë sportistëve tanë, të ofrojmë mbështetje dhe të punojmë për krijimin e kushteve dinjitoze për të gjithë të rinjtë që japin shpirtin në fushë. Sportistët tanë e meritojnë më të mirën. Ne jemi me ta,” – theksoi znj. Sinani.

Ky takim dëshmon angazhimin e institucioneve komunale për të qenë krah të rinjve sportistë dhe për të investuar në zhvillimin e sportit si një vlerë e përbashkët shoqërore dhe identitare.