Kryetarja Ardita Sinani priti fitueset e kuizit të diturisë

Publikuar 4 muaj më parë

Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, ka pritur fitueset e vendit të parë në kuizin e diturisë, nxënëset e klasës VII/4 nga Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”: Rona Zylfiu, Xhejlane Aliu dhe Rumejza Rexhepi.

Me këtë rast, kryetarja Sinani theksoi se procesi edukativo-arsimor është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë. Ajo vlerësoi se përmes mësimnxënies cilësore, garës së ndershme dhe shpirtit pozitiv garues, fëmijët formësohen si kuadro të afta dhe të përgatitura që nga baza shkollore, duke shtuar se kombi përparon me dije, me punë dhe me rini të arsimuar.

Ky sukses, sipas saj, është dëshmi e punës serioze, përgatitjes cilësore dhe përkushtimit të vazhdueshëm në arsim, një krenari për shkollën dhe për të gjithë komunitetin.

Në pritje ishin të pranishëm edhe anëtarët e këshillit organizativ në krye me drejtorin e shkollës, prof. Bardhyl Bajrami, si dhe kontribuuesit në realizimin e kuizit: Artan Ajredini – regjisor i kuizit; Edita Kamberi, Mentor Nuhiu dhe Muhamed Jakupi – anëtarë të jurisë; Lejla Kelmendi – prezantuese; dhe Valbon Halimi – tonist.

Kryetarja shprehu mirënjohje për organizimin profesional dhe përkushtimin në promovimin e dijes dhe garës së ndershme mes nxënësve, duke iu uruar fitueseve suksese të tjera në rrugën e diturisë.