Kryetarja Ardita Sinani priti Ambasadoren e Gjermanisë në Beograd
Sot, kryetarja Ardita Sinani priti në takim Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Beograd, znj. Anke Konrad. Gjatë takimit u diskutua hapur për gjendjen aktuale në Preshevë dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Luginë të Preshevës.
Kryetarja Sinani theksoi mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, përfshirë polici, gjyqësi, doganë dhe ndërmarrje publike, si dhe sfidat që krijon mosnjohja e diplomave të Kosovës për të rinjtë.
Ajo gjithashtu falënderoi Ambasadoren Konrad për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj zhvillimit dhe përfshirjes së shqiptarëve të Luginës.