Kryetarja Ardita Sinani: “Ajo që për gjenerata ishte ëndërr, sot është realitet – Republika e Kosovës ka ushtrinë e vet”

Publikuar 11 muaj më parë

Në kuadër të shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryetarja Ardita Sinani u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, Gjenerali Bashkim Jashari.

Sinani u shpreh se kjo ditë markon një nga arritjet më të mëdha historike të shtetit të Kosovës, duke theksuar se themelimi dhe zhvillimi i ushtrisë është rezultat i sakrificës, qëndresës dhe luftës për liri ndër breza.

“Ajo që për gjenerata ka qenë ëndërr, sot është realitet falë sakrificës dhe luftës për liri. Republika e Kosovës ka ushtrinë e vet – një ushtri të paqes, profesionalizmit dhe dinjitetit, që përfaqëson vlerat më të larta të popullit tonë,” u shpreh Sinani.

Ajo shtoi se FSK-ja është simbol i besimit në një të ardhme të sigurt për qytetarët e Kosovës dhe se krenaria për rrugëtimin e përbashkët të lirisë mbetet e pandashme.

Në përfundim, kryetarja Sinani uroi të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e ditës së tyre, duke përcjellë mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

“Urime Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës!”, tha ajo.