Kryetari Pajaziti viziton Gjykatën Themelore në Bujanoc: Synim bashkëpunimi për një sistem më transparent

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arben Pajaziti, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Gjykatës Themelore në Bujanoc, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët.

Në këtë takim, Pajaziti u prit nga kryetarja e gjykatës, Jellena Petriçeviq Mladenoviq, si dhe nga zëvendësi i saj, Nedretan Rexhepi.

“Diskutuam për bashkëpunimin tonë institucional dhe u pajtuam që takimet tona të jenë të rregullta. Bashkë për një sistem gjyqësor më të fortë dhe transparent,” shkroi Pajaziti në rrjetet sociale.

Ky takim vjen si pjesë e angazhimit të kryetarit për ndërtimin e një administrate më funksionale dhe më afër qytetarëve të Bujanocit.