Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, viziton Bujanocin – Diskutohet bashkëpunimi ndërkomunal

Publikuar 8 muaj më parë

Bujanoc – Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Bujanocit, ku është pritur nga përfaqësuesit komunalë.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e hapur dhe konstruktive, në të cilën u diskutuan tema të shumta me interes të përbashkët, me theks të veçantë në mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Bujanocit.

Në fokus të diskutimeve ishte roli që Prishtina mund të ketë në mbështetjen e zhvillimit të Bujanocit, si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë zhvillimor. Palët diskutuan për mbështetjen e projekteve inovative, iniciativave për të rinjtë, zhvillimin e kulturës dhe sportit, si dhe shkëmbimin e përvojave profesionale dhe kadrovike.

Kryetari Rama u zotua se Komuna e Prishtinës do të jetë një partnere e fuqishme e Komunës së Bujanocit, duke ofruar mbështetje përmes ekspertizës profesionale, trajnimeve, projekteve të përbashkëta dhe, aty ku është e mundur, edhe përkrahjes financiare.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë, të nxisë kreativitetin dhe inovacionin, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Bujanocit.

Në kuadër të vizitës, z. Rama do të marrë pjesë edhe në finalen e turneut sportiv BU CUP 2025, një ngjarje që simbolizon bashkimin përmes sportit, duke pasur parasysh se në të dy ekipet finaliste ka futbollistë nga Prishtina.

Vizita e kryetarit Rama vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe realizimit të projekteve konkrete në interes të qytetarëve të Bujanocit.