Kryetari i Prishtinës i vendosur për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në Kryeqytet

Publikuar 12 muaj më parë

Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë, Kryetari i Kryeqytetit ka bërë të ditur përmes një njoftimi në profilin e tij se janë shqiptuar gjoba ndaj subjekteve afariste për shkelje të orarit të punës dhe prishje të qetësisë publike.

“Shqiptohen gjoba për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike n’Kryeqytet! 🔇”, ka shkruar ai.

Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët në terren, ku janë kontrolluar subjektet afariste për respektimin e orarit të punës. Gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Në disa prej lokaleve të kontrolluara është zbuluar edhe aktivitet i paligjshëm i bixhozit, për të cilin janë shqiptuar gjoba konform dispozitave ligjore në fuqi. Kjo është hera e tretë brenda muajit prill që Inspektorati ndërmerr masa të tilla.

Autoritetet kanë theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit dhe se kontrollet do të intensifikohen edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe rendit publik për qytetarët e Kryeqytetit.

Burimi: A1 Info