KRYETARI I KUVENDIT TË PRESHEVËS THËRRET SEANCË ME LAJMËRIM VETËM NË GJUHËN SERBE!

Publikuar 6 muaj më parë

Kryetari i Kuvendit të komunës së Preshevës Agim Sabedini, ka konvokuar seancën e parë për këtë vit me pikat e parapara të rendit të ditës.

Seanca do të mbahet më 10 shkurt e martë duke filluar prej orës 10.00

Në këtë seancë janë të parapra 19 pika të rendit të ditës ku shumica e institucioneve ku është themelues komuna do të japin raportin e tyre të punës dhe atë financiare për vitin 2025.

Por çka është më interesante, thirrja e seancës është bërë vetëm në gjuhën serbe, kështu që kryetari i Kuvendit e ka shkel me dy këmbë dygjuhësinë, në këtë rast gjuhën shqipe e cila ligjerisht mbrohet me ligj nga Kushtetuta e Serbisë.

Për këtë sigurisht do të debatohet të martën dhe do të kërkojnë shpjegime, sidomos këshilltarët nga opozita.

 A1info