Kryetari i Kuvendit të Preshevës Agim Sabedini uron Vitin e Ri 2026! 🎉✨
Në këto çaste të kalimit në vitin 2026, uroj nga zemra që ky vit të sjellë shëndet, lumturi, dhe mbarësi për çdo familje të Preshevës.
Le të lëmë pas vështirësitë e vitit që po mbyllet dhe të nisim vitin e ri me besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Me punë të përbashkët dhe solidaritet mes nesh, mund të ndërtojmë një Preshevë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Gëzuar dhe me suksese për çdo hap të ri në vitin 2026! 🌟
Kryetari i Kuvendit të Preshevës
Agim Sabedini