Kryetari i Komunës së Koçanit jep dorëheqje të pakthyeshme pas tragjedisë së zjarrit

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Komunës së Koçanit ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga posti i tij pas tragjedisë së rëndë të zjarrit që mori shumë jetë, përfshirë fëmijë dhe sportistë.

Në një deklaratë emocionale, ai ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të pafajshme, duke theksuar se këta fëmijë ishin “fëmijët tanë” dhe se shumë prej tyre i njihte personalisht.

“Ky është një moment shumë i vështirë për mua dhe për të gjithë qytetarët e Koçanit. Kjo tragjedi ka lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm dhe është e dhimbshme. Kërkoj falje dhe lutem për shpirtin e fëmijëve tanë dhe për familjet e tyre,” ka deklaruar ai.

Kryetari ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi përgjegjësitë e të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike. Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet dhe për të iu përgjigjur çdo pyetjeje lidhur me ngjarjen dhe veprimet e tij.

“Pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më kuptim për mua,” ka shtuar ai, duke theksuar se asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë dhimbjen që ndien.

Dorëheqja e tij vjen si një akt moral dhe përgjegjësie pas tragjedisë që ka tronditur qytetin dhe gjithë vendin.

🔴 Lajmi u raportua fillimisht nga Pa Censurë dhe u transmetua nga A1 Info.