Kryetari i Komunës së Bujanocit viziton shkollën fillore në Bilaç për nder të Ditës së Mësuesit
Në kuadër të shënimit të 7 Marsit — Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Bujanocit vizitoi shkollën fillore në fshatin Bilaç, ku së bashku me stafin arsimor kremtuan këtë ditë të rëndësishme për arsimin dhe kulturën tonë kombëtare.
Gjatë kësaj vizite, kryetari shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe sakrificën e mësimdhënësve, duke theksuar se buzëqeshjet në fytyrat e tyre janë pasqyrë e përkushtimit të palodhur për të edukuar dhe ndriçuar brezat e rinj, të cilët janë shpresa jonë për një të ardhme më të ndritur.
Në shenjë simbolike të respektit dhe falënderimit për punën fisnike të mësuesve, kryetari ndau dhurata modeste, duke theksuar se këto janë vetëm një gjest i vogël krahasuar me kontributin e madh që ata japin çdo ditë në betejën për dije.
Ai uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për suksese të vazhdueshme, me shpresën se mundi i tyre do të reflektohet për të mirën e gjithë shoqërisë dhe gjeneratave që do të vijnë.
Urime Dita e Mësuesit!