Kryetari i KNSH-së, Enkel Rexhepi, pret në takim drejtuesit e OVL-së në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 2 korrik 2025 – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, priti sot në një takim pune Kryetarin dhe Nënkryetarin e sapozgjedhur të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Preshevë.

Me këtë rast, z. Rexhepi uroi përzemërsisht drejtuesit e rinj për zgjedhjen në detyrë, duke iu dëshiruar suksese dhe qëndrueshmëri në ushtrimin e përgjegjësive të tyre.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht për sfidat me të cilat përballen ish-ushtarët e UÇPMB-së, familjet e dëshmorëve si dhe invalidët e luftës. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional për adresimin me dinjitet dhe përgjegjësi të këtyre çështjeve.

“Respekti dhe kujdesi për ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është jo vetëm një obligim moral, por edhe një përgjegjësi institucionale,” – theksoi Kryetari Rexhepi.

Takimi shënon fillimin e një bashkëpunimi më të strukturuar mes KNSH-së dhe OVL-së, në funksion të përmirësimit të pozitës së ish-luftëtarëve dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

A1 info