Kryetari i degës së APN, Veli Mustafa, reagon për shkarkimin e drejtoreshës së shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”:
Para disa ditësh, drejtoreshës së shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, Fitore Sahiti, me shumë “keqardhje” iu njoftua nga kabineti i ministrit të Arsimit në Beograd se ekziston një urdhër i lartë partiak nga SNS-i, sipas të cilit drejtori i shkollës do të jetë kandidati i Ardita Sinanit dhe PVD-së.
Ky veprim vjen pavarësisht se konkursi për drejtor ishte shpallur në përputhje me ligjin, dhe pavarësisht ankesave të shumta për mënyrën e paligjshme të emërimit të këshillit të përkohshëm të shkollës.
Sipas Mustafës, ky është një rast i paprecedentë, ku e gjithë struktura e shtetit është mobilizuar për t’iu plotësuar kërkesës së Arditës dhe PVD-së për të marrë kontrollin e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në mënyrë klandestine, duke shkelur çdo normë ligjore.