Kryetari i Bujanocit, Arbën Pajaziti, ngushëllon familjen Thaçi në Burojë
Bujanoc – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbën Pajaziti, ka marrë pjesë në ngushëllime te familja Thaçi në Burojë, pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Pajaziti shprehu respektin dhe mirënjohjen për kontributin e familjes Thaçi ndaj Kosovës.
“Të ngushëllosh një familje e cila i dha aq shumë Kosovës, është gjëja më e vogël që mund të bësh. Barrë të madhe në kohërat më të errëta për kombin tonë, padyshim se e barti edhe babai i Hashim Thaçit, Haxhiu. Ai e dinte se biri i tij kishte nisur një rrugëtim sa të rrezikshëm, aq edhe fisnik. Qoftë i parajsës, Haxhi Thaçi!”, shkroi Pajaziti.
Ngushëllimet për familjen Thaçi kanë ardhur nga shumë personalitete politike dhe publike në Kosovë dhe më gjerë.