KRYETARI I BASHKËSISË ISLAME NË PRESHEVË VIZITË NË BELGJIKË !
Kryetari i Bashkësisë Islame të Preshevës, Mehmet ef. Sahiti vizitoi bashkatdhetarët në Belgjikë.
Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit në cilësinë e përfaqsuesit të Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Medresesë së Luginës së Preshevës kryetari Mehmet ef. Sahiti vizitoi bashkatdhetarët në Belgjikë, ku u mirëprit nga imamët, kryesitë dhe xhemati i xhamive shqiptare.
Me këtë rast kryetari Mehmet ef. Sahiti ua uroi Muajin e Bekuar të Ramazanit, duke lutur Allahun të keni agjërim e ibadete të pranuara.
Po ashtu, kryetari Sahiti, i falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë deri tani, ndaj institucionit të Bashkësisë Islame dhe Medresesë së Luginës së Preshevës.
Njofton Sektori për informim pranë Bashkësisë Islame dhe Medresesë së Luginës së Preshevës, përcjell A1info.