Kryetari i Alternativës për Ndryshim akuzon pushtetin lokal për neglizhencë ndaj rrezikut nga qentë endacakë

Publikuar 1 vit më parë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim ka reaguar ashpër ndaj pushtetit lokal në Preshevë, duke e akuzuar për neglizhencë të plotë ndaj rrezikut që paraqesin qentë endacakë në komunë.

Në një deklaratë publike, ai theksoi se “Rreziku nga qentë endacakë dhe neglizhenca totale e pushtetit lokal” janë bërë shqetësim serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët që frekuentojnë shkollat, duke shtuar se banorët po ankohen gjithnjë e më shumë për sulme dhe frikësim nga këta qen.

“Kjo situatë është alarmante, veçanërisht pranë shkollave, ku siguria e nxënësve është në rrezik të përhershëm,” — tha ai, duke kritikuar binomin qeverisës Ardita – Ragmi se janë më të zënë me rehatur familjarët dhe militantët në institucione publike, sesa me zgjidhjen e kësaj çështjeje urgjente. https://www.facebook.com/share/p/1A5VWPJLqZ/?mibextid=wwXIfr

Sipas A1info, pavarësisht zotimit të kryetares së komunës disa muaj më parë se problemi i qenëve endacakë do të zgjidhej, kjo dukuri vazhdon të mbetet e pranishme, ndërsa pushteti lokal nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për ta adresuar atë.

“Qytetarët kërkojnë që pushteti lokal, konform kompetencave ligjore, të marrë masa urgjente për grumbullimin e qenve endacakë, duke evituar kështu rrezikun permanent që i kanoset komunitetit tonë,” — përfundoi ai.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa banorët kërkojnë veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.