Kryetari Enkel Rexhepi në takim të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit kombëtar 🇦🇱🤝
Me ftesë të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, z. Enkel Rexhepi, zhvilloi një takim të frytshëm në funksion të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kombëtar.
Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët kombëtar, përfshirë mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të pakicave në të dyja shtetet, përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare, mbështetjen për studentët shqiptarë, si dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe ekonomisë.
Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte edhe përdorimi i simboleve kombëtare. U vlerësua se në Mal të Zi kjo çështje është zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe modelore, ndërsa u theksua nevoja që edhe shteti serb të ndjekë të njëjtën qasje respektuese ndaj të drejtave të shqiptarëve autoktonë.
Palët riafirmuan angazhimin për zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes dy Këshillave Kombëtar, me qëllim konkretizimin e nismave të përbashkëta në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar.
“Bashkëpunimi kombëtar na forcon, ndërsa shkëmbimi i përvojave na bën më të përgatitur për të adresuar çështjet që na prekin në përditshmëri,” theksoi kryetari Rexhepi, duke falënderuar z. Nika për mikpritjen vëllazërore dhe frymën bashkëpunuese.
A1 info