Kritika të ashpra ndaj ish-kryetarit të KNSH-së për humbjen e 4 milion eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Publikuar 1 vit më parë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KNSH), Nevzad Lutfiu, është bërë subjekt i kritikave të forta pas postimeve të tij në rrjetet sociale, ku kërkoi të shesë moral dhe të shprehë shqetësimin për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një postim të shpërndarë, Lutfiu akuzohet për menaxhim të dobët të fondeve që ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës për këtë komunitet.

Sipas postimit, gjatë mandatit dyvjeçar të Lutfiu si kryetar i KNSH-së, 4 milionë euro që ishin alokuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës janë humbur. Për vitin 2023, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 2 milionë euro, ndërsa për vitin 2024 ishin ndarë 3 milionë euro. Megjithatë, vetëm 1 milion euro nga këto fonde janë realizuar, ndërsa 2 milionë euro nuk janë realizuar fare për shkak të “paaftësisë së strukturave drejtuese” të KNSH-së, të udhëhequra nga Lutfiu.

Akuzat janë të ashpra, duke theksuar se kjo situatë është shkaktuar nga mosmarrëveshjet personale dhe lufta për pushtet mes “partnerëve” të përfshirë në KNSH, të cilët, sipas postimit, kanë dështuar të realizojnë fondet e garantuara nga buxheti i Kosovës për shqiptarët e Luginës.

Këto akuza ndaj Lutfiu dhe strukturave drejtuese të KNSH-së kanë nxitur reagime të shumta, duke kërkuar llogari për humbjen e fondeve që ishin parashikuar për zhvillimin e shqiptarëve në këtë rajon të Kosovës.