KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për të gjitha subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me 51.10% të votave të fituara. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.19%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.24% të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.50%, ndërsa Lista Srpska ka marrë 4.49% të votave.
Me shpalljen e këtyre rezultateve, pritet që institucionet përkatëse të vazhdojnë me hapat e mëtejmë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.