Kosovarët Përsëri Më Të Lumturit në Rajon, Sipas Raportit Botëror të Lumturisë për 2025
Kosova ka ruajtur vendin e saj në mesin e shteteve më të lumtura në botë për vitin 2025, duke mbajtur pozitën e 29-të në listën globale të Lumturisë Botërore. Ky raport, i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u zhvillua në 147 shtete dhe mbështetet në anketat e vetëvlerësimit të individëve, ku ata kanë vlerësuar jetën e tyre nga një shkallë 0-10. Kosovarët janë përsëri të parët në rajon përsa i përket lumturisë, duke e mbajtur këtë pozicion si vitin e kaluar.
Pas Kosovës, renditja e shteteve të tjera të rajonit është si më poshtë: Serbia në vendin e 31-të, Mali i Zi në të 71-tin, Kroacia në të 72-tin, Maqedonia e Veriut në të 86-tin, dhe Shqipëria në të 89-tin.
Ky është Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i cili publikohet për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së dhe ofron një pasqyrë të mirëqenies globale dhe ndjeshmërisë së individëve për jetën e tyre.