Kosova përfshihet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian, hapi i parë drejt integrimit evropian

Publikuar 1 javë më parë

Prishtinë – Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) ka vendosur të përfshijë Kosovën në punimet e tij, duke e hapur fazën e dytë të një nisme që më parë kishte përfshirë vetëm vendet me status formal kandidati për anëtarësim në BE.

Në përgjigje për mediat, ky institucion ka njoftuar se pas konsultimeve me Komisionin Evropian dhe pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm, Kosova do të mund të përzgjedhë përfaqësues të saj nga shoqëria civile, sindikatat dhe partnerët ekonomikë e socialë, të cilët do të marrin pjesë në punimet e Komitetit në mënyrë të barabartë me anëtarët nga vendet e tjera, por pa të drejtë vote.

Thirrja për shprehjen e interesit për kandidatët nga Kosova është e hapur deri më 24 tetor 2025. Pas përzgjedhjes, përfaqësuesit kosovarë do të kenë të njëjtin status si kolegët nga vendet e tjera të zgjerimit, duke mundësuar kështu përfshirjen e vendit në diskutimet dhe aktivitetet e Komitetit.

Ky hap vjen një vit pasi Kosova ishte përjashtuar nga faza pilot e projektit për shkak të statusit të saj joformal si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komiteti, që është institucioni i parë i BE-së që pranon anëtarë nga Kosova, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të vendit në strukturat evropiane.

Në vitin 2024, Komiteti kishte pranuar anëtarë nga të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Gjeorgjinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Serbinë, Turqinë dhe Ukrainën, ndërsa Kosova mbeti vendi i vetëm i përfshirë në procesin e zgjerimit pa status formal kandidati.

Presidenti i Komitetit Olive Ropke, i cili tashmë ka përfunduar mandatin, kishte theksuar se kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së vendeve kandidate edhe para anëtarësimit formal në BE dhe se përvojat e përfaqësuesve nga këto vende do të jenë të dobishme për punën e Komitetit.

Burimi: Koha.net