Koordinatori Enver Aliu: Situata e Reshjeve në Preshevë Nën Kontroll
Preshevë – Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës, së bashku me komandanten znj. Ardita Sinani, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Moravica” z. Gazmend Aliu, koordinatorin e shtabit z. Enver Aliu, dhe Shërbimin e Zjarrfikësve, po e monitoron me kujdes situatën e reshjeve të shiut në territorin e komunës.
Në një njoftim për opinionin publik, koordinatori Enver Aliu thekson se gjendja aktualisht është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për shpalljen e situatës së jashtëzakonshme, as për kërkesë të ndihmës nga jashtë apo nga komunat tjera.
Ai bën me dije se autoritetet do të vazhdojnë të jenë në terren për të ndjekur situatën nga afër dhe qytetarët do të informohen për çdo zhvillim të mëtejshëm.