Kongresistët amerikanë në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, vizitë edhe në Kosovë për çështjen e pakicave

Publikuar 1 javë më parë

Preshevë – Kongresisti amerikan Keith Self, përfaqësues i republikanëve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se gjatë vizitës në Serbi kanë konstatuar se ekzistojnë “probleme reale” në raportet ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë.

Komentet ai i bëri të hënën, pas një takimi me përfaqësues politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku delegacioni amerikan u informua për sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në këtë rajon.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, deklaroi Self para mediave.

Në përbërje të delegacionit ishte edhe kongresisti demokrat Suhas Subramanyam, i cili theksoi se gjatë takimeve janë ngritur shqetësime lidhur me sistemin arsimor, zhvillimin e pabarabartë dhe çështje të tjera që ndikojnë te të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij, një ndër temat e diskutuara ka qenë edhe procesi i pasivizimit të adresave, një çështje që prej kohësh konsiderohet problematike nga përfaqësuesit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Vizita e delegacionit amerikan po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të kuptuar më nga afër pozitën e komuniteteve pakicë në Serbi dhe Kosovë, si dhe mënyrën e trajtimit të të drejtave të tyre.