Konfiskohet unazë diamanti në kufirin e Preshevës, vlera mbi 4200 euro

Publikuar 2 muaj më parë

Zyrtarët e Departamentit për Kundër Kontrabandës kanë parandaluar një tentativë kontrabande në pikën kufitare të Preshevës, gjatë një kontrolli të realizuar më 4 shkurt.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, është zbuluar dhe konfiskuar një unazë diamanti me vlerë mbi gjysmë milioni dinarë, përkatësisht rreth 4200 euro, e cila po tentohej të futej në vend pa u deklaruar.

Bëhet fjalë për një unazë të tipit “Pear Solitaire Hidden Halo Ring”, e cila ndodhej në paketimin origjinal dhe ishte e shoqëruar me faturë. Gjatë kontrollit doganor, unaza u gjet e fshehur mes dollapëve në valixhen e një pasagjeri.

Me vendim të gjykatës kompetente, unaza është konfiskuar përgjithmonë, ndërsa pasagjeri është gjobitur për shkelje të rregullave doganore.

Autoritetet doganore rikujtojnë qytetarët se çdo mall me vlerë që tejkalon kufijtë e lejuar duhet të deklarohet në përputhje me ligjin.