SNS, PDSH, PVD dhe AL: Vazhdojnë investimet infrastrukturore në çdo vendbanim të Preshevës
SNS, PDSH, PVD dhe AL kanë zhvilluar një vizitë të përbashkët në fshatin Svinjisht, një vendbanim me popullatë kryesisht serbe, ku u inspektuan punimet e asfaltimit të rrugës së fshatit.
Komuna e Preshevës po vazhdon të ecë përpara në çdo drejtim, duke u fokusuar në zhvillimin e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe mirëqenies sociale, ndërsa paralelisht po avancon edhe në përmirësimin e infrastrukturës.
Asfaltimi i rrugës së Svinjishtës shihet si një dëshmi konkrete se qytetari i Komunës së Preshevës mbetet prioritet, pavarësisht se në cilën pjesë të territorit jeton apo cilit komunitet i përket. Investimet po shpërndahen njësoj në çdo vendbanim, me synim krijimin e kushteve më të mira të qarkullimit, sigurisë dhe cilësisë së jetës për të gjithë.
Komuna thekson se puna do të vazhdojë, hap pas hapi, drejt ndërtimit të një Presheve moderne, funksionale dhe me shërbime të barabarta për të gjithë qytetarët.