Komuna e Preshevës me hapësira moderne: nënshkruhet kontrata për ndërtimin e parkut të qytetit

Publikuar 2 ditë më parë

Preshevë, 24 tetor 2025 — Për herë të parë në historinë e saj, Komuna e Preshevës do të ketë parkun e saj modern, me hapësira të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, nënshkroi sot kontratën me ministren e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, znj. Aleksandra Sofronijeviq, për realizimin e projektit “Ndërtimi i parkut të qytetit në Preshevë”.

Parku do të ndërtohet në zemër të qytetit, në hapësirën ku më parë ndodhej ish-tregu i gjelbër — një zonë që viteve të fundit ishte shndërruar në ambient të paorganizuar dhe ndotës për banorët përreth. Projekti synon ta transformojë këtë hapësirë në një qendër të gjelbër rekreative dhe urbane për qytetarët e të gjitha moshave.

Sipas Sinanit, ky investim realizohet në kuadër të Programit LIID – Zhvillimi i infrastrukturës lokale dhe forcimi institucional i vetëqeverisjeve lokale, i cili mbështetet financiarisht nga Banka Botërore dhe Ambasada e Francës në Beograd.

Vlera e projektit arrin në 207,220 euro dhe parashikon krijimin e hapësirave për rekreacion, shtigjeve për ecje, zonave për fëmijë dhe të moshuar, pajisjeve sportive, si dhe ndriçimit dekorativ që do t’i japë parkut një pamje bashkëkohore.

“Ky projekt do të bëhet simbol i frymës urbane të Preshevës dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë,” — theksoi Sinani.

Ajo shtoi se ky investim ka rëndësi të madhe edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, pasi rikthen partneritetin e Komunës së Preshevës me institucionet ndërkombëtare për zhvillim ekonomik e social. “Ky është vetëm fillimi i një vargu projektesh që do të mbështeten nga donacionet ndërkombëtare për vendin tonë,” – tha Sinani.

Në përfundim, kryetarja falënderoi të gjithë partnerët institucionalë dhe theksoi se angazhimi i pushtetit lokal në krijimin e frymës së bashkëpunimit e mirëbesimit po jep rezultatet e para konkrete në terren.