Komedia “Ikja nga Gjermania” u mirëprit me duartrokitje në Preshevë

Publikuar 1 muaj më parë

Mbrëmjen e kaluar, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u shfaq me sukses komedia “Ikja nga Gjermania”, e cila u prit me interes të madh dhe duartrokitje të gjata nga publiku.

Shfaqja dëshmoi edhe një herë se Presheva ka artistë të rinj me talent, përkushtim dhe potencial të jashtëzakonshëm. Me interpretimin e tyre mbresëlënës, aktorët Bleron Hevziu dhe Arlind Fejzullahu sollën në skenë një komedi plot energji, humor dhe mesazhe me vlerë, duke fituar vlerësimin e të pranishmëve.

Merita të veçanta i takojnë autorit Ilir Ajdini, për tekstin e realizuar me mjeshtëri, si dhe regjisorit Lendi Aliu, i cili me vizionin dhe punën e tij arriti të sjellë një shfaqje të një niveli të lartë artistik.

Mirënjohje shkon edhe për të gjithë ekipin realizues dhe për Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, e cila vazhdon të mbështesë dhe promovojë artin, kulturën dhe talentin e të rinjve në Preshevë.

Ky sukses është një dëshmi e gjallë e zhvillimit të jetës kulturore në qytet dhe një motivim për realizimin e shumë shfaqjeve të tjera cilësore në të ardhmen.

A1info