KNSH organizon ekspozitë historike për nder të Referendumit të 1 dhe 2 Marsit

Publikuar 1 vit më parë

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KNSH), nën udhëheqjen e kryetarit Enkel Rexhepi, do të organizojë më 3 mars një ekspozitë historike në selinë e KNSH-së në Bujanoc, për të përkujtuar Referendumin e 1 dhe 2 Marsit — moment kyç në përpjekjet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të drejtat e tyre.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen artefakte të rëndësishme historike, përfshirë:

• Vulën origjinale të Referendumit

• Makinën e shkrimit me të cilën është hartuar Deklarata e Referendumit

• Fletvotimin origjinal të atyre ditëve

• Flamurin e përdorur në zyrat e Referendumit

• Shkrime dhe dokumente historike që pasqyrojnë betejën për të drejtat kombëtare

Kryetari i KNSH-së, Enkel Rexhepi, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe forcimit të identitetit kombëtar përmes ngjarjeve të tilla, duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë.

“Ky referendum ishte zëri i popullit për liri dhe barazi. Këto artefakte janë dëshmi e rrugës sonë të përbashkët dhe obligim për ta mbajtur të gjallë këtë frymë,” u shpreh Rexhepi.

Ekspozita mbetet një moment reflektimi dhe krenarie për gjithë shqiptarët e Luginës.