Klajdi Mustaj, polici që sfidoi flakët për të shpëtuar 4 jetë në Fier
Fier – Një akt guximi dhe humanizmi ka ndodhur dje në Fier, ku punonjësi i Policisë së Shtetit shqiptar, Klajdi Mustaj, rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar katër të rinj nga një makinë që po digjej pas një aksidenti të rëndë.
Mustaj nuk hezitoi asnjë çast për të ndërhyrë. Me përgatitje të lartë profesionale dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, ai hyri drejt flakëve duke arritur të nxjerrë të sigurt të rinjtë e bllokuar brenda automjetit.
Ky veprim heroik ka bërë krenarë familjen e tij, komunitetin dhe gjithë shoqërinë.
Ky nuk është vetëm një akt detyre, por një shembull i pastër zemre, sakrifice dhe humanizmi që duhet të frymëzojë të gjithë të rinjtë.