KALENDARI HISTORIK

Publikuar 10 muaj më parë

Më 24 gusht të vitit 1934, u lind Engjëll Berisha. Në vitet 1954-1955 mbaroi Shkollën e Lartë në Degën e Teorisë dhe të Pedagogjisë Muzikore në Akademinë e Muzikës të  Beogradit dhe pas diplomimit, në vitin 1958 kthehet në Prizren, ku deri në vitin 1968 në Shkollën e Mesme të Muzikës punon pedagog i lëndëve teorike dhe praktike – harmoni, histori e muzikës, lexim i partiturave vokale dhe njohja e instrumenteve. Për mungesë të kuadrit të lartë profesional muzikor, angazhohet të mbajë mësim nga lënda e edukatës dhe e kulturës muzikore edhe në Shkollën Normale dhe në Gjimnazin e Prizrenit, ndërsa në vitin 1968 zgjidhet profesor i lëndës Histori e Muzikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në kuadër të së cilës funksiononte edhe Dega e Muzikës. Vdiq më 15 shtator të vitit 2010.

Më 24 gusht të vitit 1998,  në luftimet që u zhvilluan në vendin e quajtur “Bajraku i Luzhnicës”, në Rrafshnaltën e Drenicës, në luftë kundër forcave serbe kanë rënë dëshmorët: Gani Kastrati, Afrim Buqaj dhe Nuhi Mazreku.  Po më 24 gusht 1998   në Zonën e Pashtrikut, në malet e Rancës e Graiçevcit kanë rënë edhe dëshmorët: Esat Qarri,  Mehmet Lumi dhe Safet Kica.

A1info