Këshilli Komunal për Siguri dhe Parandalimin e Kriminalitetit mbajti mbledhjen e radhës

Publikuar 4 ditë më parë

Këshilli Komunal për Siguri dhe Parandalimin e Kriminalitetit mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Komunës së Preshevës, si dhe për masat dhe aktivitetet që synojnë rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Gjatë mbledhjes, vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në komunikacion, me theks në respektimin e rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve. Gjithashtu, u trajtua çështja e përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit për parandalimin e këtij fenomeni.

Anëtarët e Këshillit diskutuan edhe për rastet e grabitjeve dhe dëmtimit të pronës private dhe publike, sigurinë në hapësirat publike, si dhe masat për mbrojtjen dhe parandalimin e kriminalitetit në të gjitha format e tij.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga krimi kibernetik dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, si sfida që kërkojnë angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror.

Po ashtu, Këshilli shqyrtoi nivelin e përgatitjeve të institucioneve kompetente për reagim në raste emergjente, si zjarret, vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore, me qëllim garantimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Në përfundim të mbledhjes u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse, organeve të rendit dhe qytetarëve, duke vlerësuar se vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të ruhet dhe të përmirësohet siguria në Komunën e Preshevës.