Këshilli Kombëtar Shqiptar: Përjashtimi i mediave shqiptare nga financimi shtetëror është diskriminim institucional

Publikuar 1 muaj më parë

Bujanoc – Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar ashpër ndaj rezultateve të konkursit të Ministrisë së Informimit dhe Telekomunikacionit të Serbisë për bashkëfinancimin e projekteve mediatike në gjuhët e pakicave kombëtare, duke e cilësuar vendimin si diskriminues dhe të papranueshëm.

Në një deklaratë për opinionin, Këshilli thekson se është skandaloze që asnjë media shqiptare e udhëhequr nga shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk ka përfituar mbështetje financiare, ndërsa fondet janë ndarë për media që, sipas tyre, nuk kanë ndikim real në informimin në gjuhën shqipe në rajon.

“Është skandaloze dhe e papranueshme që në konkursin e Ministrisë së Informimit dhe Telekomunikacionit për financimin e mediave në gjuhët e pakicave kombëtare, asnjë media shqiptare e udhëhequr nga shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos ketë përfituar mbështetje, ndërsa përfitues të jenë media të cilat as nuk ndiqen e as nuk kanë impakt në informimin në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës”, thuhet në deklaratë.

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar, ky vendim nuk përbën vetëm diskriminim ndaj mediave shqiptare, por edhe një formë të përjashtimit institucional të komunitetit shqiptar.

“Kjo më nuk është vetëm diskriminim ndaj mediave shqiptare, por përjashtim institucional dhe mohim i të së drejtës për përfaqësim për shqiptarët”, theksohet më tej në reagim.

Këshilli kërkon nga institucionet kompetente që të rishqyrtojnë vendimin dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë të financimit, në mënyrë që mediat shqiptare që informojnë qytetarët në gjuhën shqipe të trajtohen në përputhje me të drejtat e garantuara për pakicat kombëtare.