Këshilli Kombëtar Shqiptar: Jepet drita jeshile për pagesat e bursave dhe ndihmës financiare për nxënësit në nevojë

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 5 Korrik 2025 – Këshilli Kombëtar Shqiptar ka miratuar sot me votë unanime një vendim historik për mbështetjen e të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Vendimi parashikon fillimin e menjëhershëm të pagesave për bursat studentore dhe për ndihmën e njëhershme financiare për nxënësit që vijnë nga kategori të ndjeshme sociale.

Sipas vendimit:

Çdo student përfitues do të marrë një bursë prej 661 euro e 30 cent. Çdo nxënës përfitues nga kategoritë sociale, përfshirë ata që kanë humbur një ose dy prindër, do të përfitojë 515 euro e 60 cent.

Deklarata e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar:

“Ky është një hap konkret dhe i domosdoshëm në mbështetje të të rinjve tanë, që përballen me vështirësi ekonomike. Investimi në arsim është investim në të ardhmen tonë kombëtare. Me këtë vendim, po dërgojmë një mesazh të qartë se asnjë i ri shqiptar në Luginë nuk do të mbetet pas për shkak të kushteve ekonomike,” – u shpreh kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar pas votimit unanim në seancën e sotme.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e institucionit që drejton për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰, në mënyrë që çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbeten në fokusin e prioriteteve kombëtare.