Kërkesa për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc merr mbështetje

Publikuar 3 ditë më parë

Deputeti i Luginës së Preshevës, Saip Kamberi, ka përshëndetur kërkesën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.

Kamberi vlerësoi se iniciativa për hapjen e kësaj konsullate është një proces që ka nisur prej kohësh dhe tashmë ka kaluar një periudhë të konsiderueshme që nga ndërmarrja e saj fillestare. Sipas tij, është momenti që kjo çështje të konkretizohet dhe të marrë formë të zbatueshme.

Ai shprehu shpresën se pas takimit të sotëm, procesi do të ecë përpara dhe do të finalizohet sa më shpejt, duke e cilësuar hapjen e konsullatës si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin institucional dhe mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Çështja e konsullatës në Bujanoc është diskutuar prej disa kohësh si pjesë e përpjekjeve për forcimin e lidhjeve institucionale dhe shërbimeve konsullore të Shqipërisë në këtë rajon.