Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, bëhet shteti i 118-të që e njeh zyrtarisht

Publikuar 1 vit më parë

Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke u bërë vendi i 118-të që e pranon pavarësinë e saj.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili publikoi pamje nga ceremonia e nënshkrimit të vendimit nga presidenti i Kenias, William Ruto. Pak më vonë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konfirmoi njohjen.

Në një postim në platformën X, Ministria e Jashtme e Kenias sqaroi se Pacolli ndodhej në Nairobi si i dërguar i posaçëm i presidentes Osmani. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit”, thuhet në postimin e ministrisë.

Njohja nga Kenia shënon një hap të rëndësishëm për përforcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet afrikane.

Raporton KONA, përcjell A1 Info.