KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË MIRATOC
Në kuadër të 21 marsit –Ditës Botërore të Poezisë, Karvani i Shkrimtarëve i Luginës vizitoi shkollën fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc, me ç’rast u lexuan poezi nga nga poetët e pranishëm: Avni Shaqiri, Bilall Maliqi, Nehat Ramizi dhe Riolt Ahmeti. Poezi lexoi edhe drejtori i shkollës, z. Gafur Hyseni.
Për rëndësinë e kësaj date, foli kryetari i Shoqatës, Avni Shaqiri.
Po ashtu pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe përkujtimi për poetin e ndjerë Luan Maloku, i cili vjen nga ky fshat, i cili këto ditë u nda nga jeta. Për jetën dhe për krijimtarinë e tij foli shkrimtari Bilall Maliqi.
Pati edhe recitime dhe lexime të poezive edhe nga nxënësit e kësaj shkolle:Anesa Ibrahimi, Rita Hamidi, Qëndresa Shabani dhe Sumeja Mehmeti.
A1info