KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË MEDVEGJË

Publikuar 1 vit më parë

Për nder të 7 Marsit –Ditës së Mësuesit, Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mbajti orë letrare në shkollat me mësim në gjuhën shqipe të komunës së Medvegjës.
Ora e parë letrare u mbajt në shkollën fillore “Banja e Sijarinës”, ku poetët, Bilall Maliqi, Rexhep Abazi, Hajrush Redenica dhe gazetari Zenel Hajrizi, u mirëpritën nga nxënësit e shkollës dhe nga mësimdhënësit. Poetët në fjalë lexuan poezi për fëmijë para nxënësve, por pati lexime edhe nga ana e nxënësve të kësaj shkolle:
Ubejd Hasani, Rinora Haziri, Musa Isufi, Adijan Balaj, Anesa Halimi, Egzona Hasani, Engjull Sahiti, Blerta Balaj, Ruhan Jaha dhe Besiana Balaj.
Më pas Karvani i Shkrimtarëve i Luginës vizitoi edhe shkollën fillore “Gornja Jabllanica” në të cilën ka vetëm një nxënëse, Jona Kosumi. Edhe aty poetët lexuen vargje të ngrohta për fëmijë.
Vizita e radhës e poetëve ishte në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë. Aty u pritën nga stafi i shkollës dhe nga nxënësit, të cilët kishin përgatitur edhe dhurata modeste për poetët. Pasi poetët lexuan poetët poezitë e tyre, pasuan edhe recitimet nga nxënësit: Edin Osmani, Raza Jaha, Luljeta Sahiti, Valmir Jaha, Amir Kosumi dhe Violeta Sahiti.
Karvani po këtë ditë vizitoi dhe mbajti orë letrare edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë. Edhe në këtë shkollë poetët lexuan poezi para nxënësve, por, nuk munguan as recitimet e poezive nga nxënësit e kësaj shkolle: Agnesa Balaj, Dren Halimi, Almedina Halimi dhe Shkurta Halimi.

A1info