KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË KUMANOVË
Kumanovë,
23.04.2025
Karvani i Shkrimtarëve i Luginës, për nderë të 23 prillit-Ditës Botërore të Librit, mbajti orë letrare në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë.
Karvani u mirëprit nga drejtori i shkollës, z. Fatmir Ebibi dhe nga stafi i shkollës.
Kryetari Avni Shaqiri foli pӕr rëndësinë e kësaj date, për librin. Ndërsa shkrimtari Maliqi, po ashtu foli edhe për të drejtën autoriale, e cila ngërthehet po në këtë datë.
Poetët, Avni Shaqiri, Bilall Maliqi dhe Nehat Ramizi, lexuan poezi para nxënësve të pranishëm. Nuk munguan edhe recitimet e shkrimeve autoriale të nxënëseve: Jonida Xhemaili dhe Eda Abdulli.
Pati edhe pyetje nga nxënësit, për poetët e pranishëm. Natyrsiht edhe poetët u përgjigjën me kënaqësi pyetjeve të nxënësve.
A1info