Kandiq u bën thirrje studentëve serbë të mbështesin furrën e bukës së shqiptarit në Krushevc

Publikuar 2 muaj më parë

Krushevc, Serbi – Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, u ka bërë thirrje studentëve që po protestojnë në Serbi të mblidhen para një furre buke në Krushevc, në shenjë solidariteti me pronarin shqiptar, pasi në hyrje të objektit u vendosën postera me përmbajtje nacionaliste dhe nxitëse të urrejtjes.

Rasti u bë publik nga sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, i cili publikoi fotografi të posterëve të vendosur para furrës së bukës.

Në poster shkruhej: “Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët”, ndërsa shqiptarëve u referohej me termin nënçmues “Shiptar”, i përdorur shpesh në kontekst fyes.

Radovanoviq e dënoi ashpër këtë veprim, duke kërkuar reagim institucional dhe përgjegjësi ligjore për autorët.

“Posteri që u ngjit sot në Krushevc, para furrës së bukës që e mban një shqiptar. Politika e masave reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të dënohet publikisht dhe të ndalet, ndërsa ai që e ka menduar dhe organizuar këtë duhet të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin, për nxitjen e urrejtjes kombëtare”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Postimin e tij e ka shpërndarë edhe Natasha Kandiq, e cila u bëri thirrje studentëve serbë të tregojnë solidaritet me pronarin shqiptar të furrës.

“Mblidhuni para furrës së bukës në Krushevc, tregoni solidaritet dhe se jeni kundër të gjitha veprimeve etno-nacionaliste”, ka shkruar Kandiq në profilin e saj në X.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas zhvillimeve gjatë shënimit të Vidovdani në Gazimestani, ku Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, kryesisht nga Serbia.

Prej tyre, 36 u proceduan para gjykatës dhe u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes. Të dënuarit u gjobitën me nga 700 euro, ndërsa shtetasve të huaj iu shqiptua edhe masa e ndalimit të hyrjes në Kosovë për një periudhë prej tre vjetësh.