Kanadaja shpall “luftë tregtare” ndaj SHBA-së — Trudeau: Nuk tërhiqemi derisa të hiqen tarifat
Transmeton Koha, përcjell A1 Info
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka deklaruar të enjten se Kanadaja do të vazhdojë të jetë në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ardhmen e afërt. Kjo deklaratë vjen një ditë pas bisedës telefonike që ai zhvilloi me presidentin amerikan, Donald Trump, raportoi agjencia Reuters.
Trudeau theksoi se qeveria kanadeze do të vazhdojë komunikimin me zyrtarët e lartë të administratës Trump në lidhje me tarifat e vendosura, duke ripërsëritur qëllimin e tij për t’i hequr ato.
“Unë mund të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të jemi në luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e afërt,” tha Trudeau.
Si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane, Kanadaja kishte vendosur menjëherë tarifa prej 25% për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë.
Kryeministri kanadez theksoi se këto masa ekonomike nuk do të hiqen derisa administrata Trump të tërhiqet nga politikat e saj tregtare dhe t’i japë fund përplasjeve.
A1 Info do të vazhdojë të përcjellë nga afër zhvillimet në këtë krizë ekonomike mes dy vendeve fqinje.