KALENDARI LETRAR
Më 20 shkurt 1879, lindi Luigj Gurakuqi, veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë, duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tone, në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.
Shkollën fillore e të mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, prej ku doli më 1897. E plotësoi arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, që e frymëzoi për tërë jetën; ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me të, Gurakuqi e kujton: Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët më aktivë në parlamentin shqiptar në fillimin e viteve ’20.
Në këtë periudhë, Shqipëria sapo kishte dalë nga Lufta dhe diskutohej gjerësisht mënyrë e zhvillimit ekonomik. Opsionet për Shqipërinë në këtë periudhë ishin vetëm dy: ajo e marrjes së një huaje nga jashtë, dhe ajo e dhënies së koncesioneve për shfrytëzimin e pasurive natyrore. Në këtë këtë mënyrë mund të siguroheshin të ardhurat për të mundësuar ndezjen e motorit ekonomik të vendit.
Gurakuqi mori pjesë në Komitetin revolucionar që çoi drejt Lëvizjes së qershorit, dhe iu caktua armatosja e kaçakëve të Nikaj-Mërturit. Në qeverinë Noli të dalur pas Lëvizjes së qershorit, u emërua ministër i Financave. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924.
A1info