KALENDARI HISTORIK
Më shumë se 150 mijë ushtarë të flotave ajrore dhe detare kaluan Kanalin e Lamanshit në drejtim të Francës, për të çliruar njëherë e përgjithmonë Evropën nga pushtimi Nazist. Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Aleatëve, Gjenerali Eisenhower, komunikoi nëpërmjet radios me trupat që përgatiteshin në plazhet e Normandisë. “Ushtarë, marinarë dhe pilotë të Forcave Aleate, të gjithë ju jeni afër një ndërmarrjeje të rëndësishme për të cilën jemi përpjekur gjithë këto muaj. Të shoqëruar nga aleatët tanë të zotë dhe vellezërit tanë në fronte të tjera, ju do të shkatërroni njëherë e përgjithmonë makinerinë gjermane të luftës, do të eliminoni sundimin dhe shtypjen e njerëzve të Evropës nga tirania Naziste, dhe do të sillni sigurinë për të gjithë në një botë të lirë”. Sulmi më i madh dhe me i komplikuar ndonjëhere nisi pa lindur dielli. 13 mijë parashutistë filluan të ulen drejt tokës rreth orës 1:15 të mëngjesit, duke u ndjekur më pas nga trupat e transportuara nga tanket. Edhe pse mbrojtja ishte tepër e fuqishme, sulmi doli me sukses, dhe është konsideruar një etapë e rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore. Franca u çlirua, dhe gradualisht e gjithë Evropa u çlirua nga kontrolli nazist. Jo më shume se nje vit pas pushtimit të Normandisë, diktatori Nazist, Adolf Hitler vrau veten, Reich-u i Tretë u kthye në rrënoja dhe udhëheqësit ushtarakë gjermanë u dorëzuan pa kushte.
A1info