KALENDARI HISTORIK
Më 3 qershor 2016 – Muhammad Ali, një prej emrave të paharrueshëm të boksit, ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, e cila iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni. Lindur me emrin Cassius Marcellus Clay Jr., Ali u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Romës në vitin 1960. I cilësuar si “më i madhi” i të gjitha kohërave, Ali u tërhoq nga boksi në vitin 1981 pas 56 fitoreve dhe vetëm 5 humbjeve.
A1info