KALENDARI HISTORIK
Personazhi imagjinar, i njohur me emrin Superman, doli së pari në një libër komik, më 1 qershor të vitit 1938.
Libri komik tregonte historinë e origjinës së Mbinjeriut në planetin e tij Krypton. Babai shkencëtar i Mbinjeriut e dërgoi fëmijën e tij në Tokë nëpërmjet një rakete për t’i shpëtuar jetën atij, kur planeti Krypton të shpërthente.
Në Tokë, i linduri në Krypton kishte aftësinë të fluturonte. Ai gëzonte gjithashtu superfuqi e shikim të paisur me rreze X, si dhe ishte i paprekshëm nga dëmtimet fizike. Që atëherë, subjekti-bazë është trajtuar në një film me seri në vitin 1940, në një seri televizive në vitin 1950 dhe në disa filma me metrazh të gjatë në vitet ’70 dhe ’80.
Filli që ka lidhur këto histori gjatë rrjedhës së viteve, ka qenë konflikti ndërmjet identitetit publik të të ndrojturit Clark Kent, dhe super-vetvetes së tij të fshehtë, që lufton për të vertetën, drejtësi dhe për mënyrën amerikane të të jetuarit e vepruarit.
Në ditët e sotme, Supermani është po aq pjesë e jetës amerikane, sa edhe çdo personazh tjetër tradicional i folklorit. Më 1 qershor të vitit 1926, ylli i ardhshëm, Andi Griffith, lindi në Mount Airi në shtetin e Karolinës së Veriut.
Ai studioi për teologji dhe më pas ndryshoi mendje dhe ndoqi studimet për muzikë dhe dramë. Pas disa vitesh në profesionin e mësuesit, zoti Griffith filloi karrierën si drejtues shfaqjeje dhe humorist lokal. Ai u bë i njohur në mbarë vendin në vitin 1953 me regjistrimin e një komedie me titull ”What it was, was football”, e cila merret me përshkrimin e një personi që për herë të parë sheh një ndeshje të futbollit amerikan.
A1info