KALENDARI HISTORIK
Më 24 maj të vitit 1893, u krijua e ashtuquajtura Lidhja Anti-Sallon, apo kundër alcoholit e Ohajos, në një fshat në afërsi të Kolombus-it, kryeqytetit të shtetit të New Yorkut.
Organizata përfshinte anëtarë të shumë kishave protestante dhe grupe të të drejtave të grave. Lidhja e Ohajos kërkonte ndalimin e pijeve alcoholike në këtë shtet të perëndimit amerikan.
Sipas Lidhjes, pijet alkoholike përbënin kërcënim për ligjin dhe rendin dhe se ato ishin arsyeja e vetme e rrahjes së grave nga burrat. Megjithëse ajo kishte një numër të kufizuar anëtarësh në radhët e veta, ndikimi i Lidhjes së Ohajos ishte tepër i madh dhe ajo çoi në krijimin e një organizate kombëtare, që u quajt Lidhja Amerikane Kundër Alcoholit.
Në momentin kur ajo nuk ishte më në gjendje të siguronte zbatimin siç duhet të ligjeve shtetërore për kufizimin e pijeve alkoholike, atëhere ajo u bashkua me Partinë Kombëtare të Ndalimit të Pijeve Alkoholike. Më 1918, ky koalicion mundi të siguronte mbështetjen e duhur në Kongres për miratimin e amendamentit të Kushtetutës Amerikane, për ndalimin e pijeve alkoholike.
A1info