KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 21 maj 1973– Në orën 5:30 të mëngjesit nisi Revolta burgut të Spaçit, kjo ishte një kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit, Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht. Një prej gjesteve simbolike dhe domethënëse që shënoi kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej fjetoreve, i cili ishte improvizuar me mjete rrethanore nga të burgosurit. U mor beze e kuqe në qendrën e kulturës të kampit dhe Mersin Vlashi pikturoi shqiponjën në flamur, e cila u vendos në tarracën e pallatit burgut. Për herë të parë pas 29 viteve, flamuri shqiptar valëvitej pa yllin e kuq të komunistëve. Revolta e Spaçit u shtyp dhunshëm nga regjimi, duke dënuar kryengritësit, me dënime që varionin nga 25 vite shtesë në dënimin fillestar me burgim, deri në pushkatim. U arrestuan menjëherë 68 të dënuar. 12 prej tyre u gjykuan dhe u dënuan qysh në datën 24 maj nga Kolegji i Gjykatës së Lartë. Motivacion për dënimet e dhëna nga autoritetet ishte “djegia e tabelave të emulacionit socialist, ngritja të flamurit pa yll, shkruarja e parullave armiqësore dhe afishimi i tyre, si edhe parulla të hedhura me gojë më mënyrë demonstrative me përmbajtje thellësisht armiqësore”

A1info